PUNIM DIMPLOME-ARBER BERISHA

 

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITY OF PRISHTINA

 

 

 

 

 

 

 

PUNIM DIPLOME

 

 

 

                     

 

 

 

 

 

 

Mentor :                                                                                        Kandidati :

Dr.Sc.Muhamet Mala                                                                  Arbër Berisha

 

Prishtinë

2010

 

 

 

 

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITY OF PRISHTINA

 

 

 

 

Fakulteti Filozofik

Departamenti Historisë

 

 

PUNIM DIPLOME

 

 

 

Tema: Perandoria Osmane dhe të krishterët

 

 

 

 

 

 

Mentor :                                                                                                Kandidati :

Prof.Dr.Sc.Muhamet Mala                                                                 Arbër Berisha

 

 

Prishtinë

2010

 

 

PËRMBAJTJA

 

 

1 – PËRMBAJTJA  --------------------------------------------------------------------------------- 3

 

 

 

2 – HYRJE  ------------------------------------------------------------------------------------------ 4

 

 

 

3 - PËRHAPJA E ISLAMIT TEK OSMANËT DHE NË BALLKAN ---------------------- 5

 

 

4 - TOLERANCA OSMANE DHE TË KRISHTERËT  ------------------------------------  10

 

 

 

5 - POZITA E TË KRISHTERËVE DHE ORTODOKSËVE NË

PERANDORINË OSMANE  -------------------------------------------------------------------- 13

 

 

 

6 - SISTEMI I XHIZJES ( TAKSËS ) PËR TË KRISHTERËT NË KUADËR

 TË PERANDORISË OSMANE  --------------------------------------------------------------  18

 

 

 

7 - OSMANËT, TË KRISHTERËT, SISTEMI I MILETIT DHE

DEVSHIRMEJA  ----------------------------------------------------------------------------------- 20

 

 

8 – PËRFUNDIM --------------------------------------------------------------------------------  24

 

 

 

9  - LITERATURA E SHFRYTËZUAR ------------------------------------------------------- 25

 

 

 

HYRJE

 

     Perandoria Osmane në rrjedhat e imperializmit të saj, në proçeset dhe gërshetimet që ajo ndoqi gjatë gjithë historisë së saj në kohë dhe hapsirë na dha shumë elemente të fuqishme didaktike treguese. Toleranca, etika, qytetërimi, administrata, ekonomia, politika, diplomacia, religjioni, luftërat dhe aleancat, unisimi i shumë popujve dhe shkrirja e tyre në kuadër të Perandorisë u la shteg edhe atyre të thonin fjalën e tyre si popuj dhe etni që harmonizoheshin nën diktatin Osman. Të krishterët në Perandorinë Osmane, këtu do të flasim për të krishterët në përgjithësi, si ata ortodoksë, të rrymave e fraksioneve, si dhe për vetë kishën dhe katolikët brenda për brenda sundimit dhe udhëheqësisë së lartë Osmane.

     Taksa e xhizjes ( tatim për të krishterët ), spahinjtë, devshirmeja, fermanet sulltanore për të krishterët, pozita e të krishterëve në segmentet kohore nën Perandorinë Osmane, roli i të krishterëve, të drejtat e tyre që kishin; do të jenë objekt studimi i kësaj teme. Osmanët në kulmin e fuqisë së tyre, robërit e luftës, qofshin të krishterë apo hebrenjë, nuk i masakronin e malltretonin, por i linin të lirë me kusht që të paguanin taksën ndaj shtetit dhe të rrinin të lirë dhe të qetë në vendqëndrimet e tyre.

     Fermanet ishin temë tabu që shumë kush i keqkuptonte por në realitet ato ishin thjeshtë lehtësime ekskluzive që ju bëheshin popujve jo-islam dhe jo-osman, si fjala vjen krishterëve pa marrë parasysh faktin ortodoksë apo të krishterë, protestanë, anglikanë apo çfardo variacioni apo fraksioni që i takonin.

     Një element interesant për kohën që sundonin osmanët ishte edhe aspekti demografik, pra ai i popullsisë, gjë që tregohet edhe në shumë dokumente historike si nga Mantrani dhe Inalxhiku e shumë historianë të njohur e arkivistë me famë botërore. Demografia tregon për një presencë shumë të madhe të populatës së krishterë në zemër të Perandorisë Islame Osmane, ky një indikator i mirëfilltë për një tolerancë të religjionit në strukturat administrative qeveritare osmane duke hedhur dritë mbi atë se nuk ka pasur asimilim dhe dhunë masive në konvertimin e popullatës vendore duke i lënë ata të lirë në ushtrimin e kultit të tyre.

     Fjalitë e lartë cituara do ti ilustroj me disa dokumenta dhe të dhëna arkivore të sakta perëndimore dhe lindore. Këto dhe një mori elementesh të tjerë që do të publikohen dhe nëpër revista dhe gazeta të shtypit ditorë do të keni rastin t’i fokusoni gjatë punimit tim me titull: “ Perandoria Osmane dhe të krishterët “.

PËRHAPJA E ISLAMIT TEK OSMANËT DHE NË BALLKAN

 

     Në rajonin e Transoksanisë që ne sot e quajmë Turkistan, i cili shtrihet nga rrafshnalta e Mongolisë dhe veriut të Kinës, në anën lindore e deri tek deti Kasvin në anën perëndimore dhe nga rrafshnalta siberiane në krahun verior deri te nënkontinenti Indian dhe Persian, krahu jugor, banuan në këto rajone fiset guzz. [10]

     Këto familje pastaj lëvizën në gjysmën e dytë të shek. VI-të duke u transferuar nga vendbanimi i tyre i parë në Azinë e vogël përmes emigrimeve dhe shpërnguljeve të shumta. Një mori historianësh përmendin një sërë shkaqesh që ishin ndikuese në emigrimin e tyre. Disa nga këta mendojnë se kjo ndodhi për arsye të faktorëve ekonomik, tokës jopjellore dhe fëmijëve të shumtë, pra për kushtet e jetesës.

     Këto familje pra nuk kishin mundësi të siguronin jetesën në atdheun e tyre të parë, andaj u shpërngulën duke kërkuar kullosa, fusha e male dhe jetë të këndshme. Thuhet që këto familje kishin trysni nga familjet e tjera të shumta në numër, përgatitje e fuqi. Ata ishin “ mongolët “ të cilët i detyruan turqit t’a braktisnin vendin.

     Këto grupe familjesh më pas emigruan në drejtim të perëndimit dhe zbritën afër lumit Xhejhun   ( Amu- Darja ). Pastaj në Taberistan e Xhurxhan, ku tokat e muslimanëve ku tokat e muslimanëve ishin shumë afër, të cilat muslimanët i çliruan pas betejës në Nehavend dhe rënies së shtetit të Sasanidëve në rajonet persiane, ishte viti 641. Për të mos u zgjatur më shumë, këto familje ranë nën ndikimin e muslimanëve në vitin 642 kur ushtritë Islame lëvizën në drejtim të vendeve të Babit, pët ti çliruar ato. Ato toka ishin të banuara nga turqit.

     Takimi i dy komandantëve, Abdurrahman bin Rebia i ushtrisë Islame dhe mbreti i turqve Shehirbraz, ku do të jetë takuar me Suraka Bin Amr, një komandant i njohur arab i ushtrisë Islame, i cili e pranon takimin me Surakan dhe Shehirbrazin dhe i shkruan letër Halifit Umer bin El-Hatab ( r.a ) i cili e miratoi marrëveshjen e tyre. Nga kjo marrëveshje nuk ka pasur asnjëherë konflikte mes turqve dhe muslimanëve, por të gjithë së bashku marshuan drejtë tokave të armenëve për çlirimin e tyre dhe përhapjen e Islamit atje.

     Dhe në kohën e Halifes Uthman ( r.a. ) pas çlirimit të vendeve të Taberistanit të vitit 646, shumë prej turqve ( et-turk, banorët vendas ) hynë në Islam, pas rënies së shtetit të Persisë, u hap korridori dhe mundësia e lirë e shumë krahinave të lidheshin me popujt Islam, në mesin e tyre edhe turqit.

     Poashtu Mutesimi, Halifi i dinastisë abasite, i hapi dyert ndikimit turk. Iu dha atyre pozita dhe poste në shtet si dhe administrimin e çështjeve të shtetit dhe në udhëheqje. Politika e Mutesimit ishte: zbehja apo t’kurrja e ndikimit persian, i cili e kishte dorën e lirë në administrimin e shtetit abasit që nga koha e Halifit Me’mun. Turqit i ndihmuan shumë dinastisë abasite dhe këta të fundit, turqve. Turqit kishin një ndikim të madh saqë ngritën shtetin e selxhukëve në shek XI-të  ku përfshihej Horasani, Transoksania, Iranin, Irakun, vendet e Shamit dhe Azinë e vogël. 2

     Qendra e shtetit selxhuk, në fillim ishte në Rej të Iranit e pastaj në bagdad të Irakut, ndërkohë u ngritën disa shtete të vogla, si në Horasan, në Transoksani ( Kerman ), në vendet e Shamit ( selxhukët e Shamit ), Azi të vogël dhe selxhukët e Rumit. Tugrul Beu ishte lideri selxhuk që ndihmoi shumë dinastinë abasite duke rrëzuar shtetin buvejhid shiit me 1058 nga Bagdadi. Halifi abasit Kaim Biemrilah e nderoi pa masë Tugrulin duke e ulur praën fronit mbretëror sunit dhe duke gdhendur monedha në emër të tij.

     Më këtë rast për të krijuar lidhjet më të forta, kemi edhe martesat mes Halifit abasit me të bijën e vëllait të madh të Tugrul beut si dhe martesën e vet Tugrulit me vajzën e Kaim Biemrilahut, Halifës abasite me 1062. Beteja e Mancikertit 1070 do të udhëhiqet nga vetë sultan Muhamedi me epitetin Alp Arsllan, i cili ishte djali i vëllaut të Tugrul beut, ku do të fitojë në betejë ndaj forcave të imperatorit bizantin Romanos Diogjeni.      E kështu me rradhë, për të mos u zgjatur më shumë, ishin pikërisht turqit selxhuk të këtyre shteteve të vogla që kishin formuar dhe filluan me çlirimet e tyre dhe me idetë e pranuara Islame të marrura nga muslimanët e tokave arabe. Ishin selxhukët e Rumit të cilët më 1084 morrën Antakinë dhe më 1087 çliruan Konjan.

Si dhe duke e bërë kryeqytet të tyre. Selxhukët e Rumit ishin shumë të interesuar të bënin turqizimin e Azisë së vogël si dhe përhapjen e Islamit sunit. Konja do të bië në duart e mongolëve më 1300 dhe më vonë do të bëhet pjesë e perandorisë osmane. Më 1128 do të bie edhe shteti i selxhukëve dhe në shpërbashkimin e këtyre shteteve u shfaq në skenë shteti i Havarizmëve dhe emirati selxhuk i cili do të shkatërrohet nga mongolët. 3

     Pikërisht këtu fillon historia e Perandorisë Osmane ku vetë osmanët rridhnin nga një fis Turkmen i cili jetonte në Kurdistan në fillim të shek XIII-të. Në vitin 1220 Ertogrulli u shpërngul me familjet e tija në Anadoll bashkë me babanë Sulejman Shahun. Mendohet se duke ikur me familjen e tij që nuk kalonte 400-shin e qadrave, nga sulmet mongole, do të marrë pjesë në një betejë mes bizantinasve e selxhukëve Islam, ku do të i ndihmoi ata, dhe ata do të fitojnë, në shenjë nderi komandanti selxhuk i dhuroi disa copa në kufirin perëndimor të Anadollit, afër fortifikatave romake. Me këtë rast u dhanë mundësinë e zgjerimit në tokat e romakëve bizantin dhe fituan një krah dhe aleatë të fortë. 4

     Këto dy grupe kishin raporte të mira mes vehte dhe i lidhte dhe feja Islame. Ishte viti 1258 kur lindi Osmani i parë që njihet si themeluesi i Perandorisë Osmane në vitin 1299 ardhja dhe marrja nga ana e tij e pushtetit, duke filluar me zgjerimet e tij në tokat bizantine, aty ku i kishte lënë babai i tij Ertogrulli.

     Ishin bijtë e Ertogrullit dhe Osmanit që hynë edhe në Ballkan, dhe ishte pikërisht komandanti Pasha Lala Shahini që u përballë me aleancën e krishterëve në Qirmen, pranë lumit Marica, pas betejës së fituar, dy princër serbë u fundosën në këtë lumë, e ata ishin: Vulkashini dhe Jovan Uglejshan ne vitin 1371. 5

     Kjo betejë e madhe u hapi turqve rrugën për në Maqedoni, kurse Murati i parë në këtë kohë ishte i zënë me luftime në vendet e Azisë së vogël, më pas u kthye për organizimin e krahinave që komandanti në fjalë i kishte çliruar. Idriz Bitlisi na jep informata për vitet e para të ndeshjeve luftarake mes shqiptarëve dhe turqve, njihet si hyrja e parë kalimtare e turqve në trojet shqiptare, sipas kronikasve të njohur turq.  Aty flitet për pozitat e rënies së Karl Topisë në rangun e vasalit të Sulltanit.dhe për betejën e Savës më 1385.

     Ngjarjet lidhur më shqiptarët kanë gjetur një pasqyrim me të gjerë në burimet tregimtare osmane, janë në radhë të parë lufta e  Kosovës midis koalicionit të feudalëve ballkanas dhe të turqve- osmanllinj më 1389 dhe fushata e Mehmetit të II-të kundër tokave arbnore ( Shqipërisë ) në vitin 1478, në radhë të dytë fushata perandorake e  Muratit II e të Mehmetit të II kundër Skënderbeut, ngjarjet e tjera kanë gjetur një pasqyrim edhe më të paktë.

     Sistemi feudal i timareve për vendosjen e të cilit luftonin osmanët, ishtë një rrezik i përhershëm për Skërnderbeun për shkak të fuqisë tërheqëse të tij për çdo luftëtar të aftë e të talentuar shqiptar, i cili po kalonte në anën e armikut, mund t’i hapte vehtes prespektiva për krijimin e një karriere të shkëlqyeshme, të cilën nuk mund t’a krijonte kurrë në kushtet e kufizuara të rrethanave shqiptare të kohës. 6

     Shkakun e luhatjes që treguan disa feudalë shqiptarë gjatë luftës 25 vjeçare, duke filluar nga ata që ishin më të rëndomtë e deri te përfaqësuesit e familjeve më të mëdha feudale shqiptare, madje te bashkëpuntorët më të ngushtë që u shkëputën nga Skënderbeu, si: Mojsi Dibra e Hamza Kastrioti, duhet kërkuar në ekzistencën e institucionit të spahinjëve të krishterë dhe të rrethanave shoqërore politike që u krijuan në atë kohë në Ballkan dhe viset shqiptare.

     Labiliteti i tyre politik nuk mund të spjegohet me momentet e tyre personale, me arsyet psikologjike, me vetitë individuale që shkaktuan një mos-tolerancë aq të madhe që pengonte çdo marrëveshje midis tyre. Ai nuk ishte pasojë e botëkuptimeve të ndryshme politike në lidhje me ndonjë çështje konkrete, me ndonjë detaj të luftës së përgjithshme. Marrëdhëniet aq të ndërlikuara midis Skënderbeut dhe princërve të tjerë shqiptar duhet ti kuptojmë shumë më gjërë, duke i lidhur me marrëdhëniet shoqërore, religjioze dhe politike që e karakterizonin kohën për të cilën po bëhet fjalë. Nga e gjithë kjo shihet se sa të gabueshme ishin mendimet e disa autorëve të cilët e vendosën në dukje qëndrimin kompakt të klasës sunduese feudale shqiptare në luftën kundër zaptuesit, duke u munduar për t’a paraqitur atë si bartëse të qendresës kundër osmanëve. 7

     Ata nuk ishin në gjendje t’a shohin se në lidhje me këtë çështje ekzistonte një ndarje e thellë midis zotërinjëve feudalë shqiptarë, një pjesë e të cilëve e kuptoi që në fillim se interesat e tyre mund të përputheshin lehtë me ato të osmanëve, se pranimi i pushtetit të huaj krijonte kushte të volitshme për përparimin e shpejtë në karrierën e tyre. Prandaj disa prej tyre u bënë renegatë, kaluan menjëherë në anën e osmanëve, të cilët u siguronin poste të larta ashtu siç i ndodhi Sanxhakbeut të Arbërisë ( Shqipërisë ), Jakub Beut, të birit të Theodor Muzakës, njërit nga luftëtarët më të vendosur kundër osmanëve.

     Të tjerët u përpoqën që t’i mbrojnë tokat e veta, por bënë edhe lidhje të përkohëshme me Osmanët, siç ndodhi me dukagjinët, që u shpallën vasalë të sulltanit në një nga momentet më të vështira për Skënderbeun: kurse të tjerët, që nuk shkuan aq largë si arianitët, kërkuan mbështetje e përkrahje te republika e Venedikut.   

     Gjatë shekullit XV-të Islamizmi shfaqej në mënyrë të izoluar në tokat ballkanike. Nga 44 qendra qytetare të Ballkanit, vetëm 28 prej tyre kishin muslimanë. Të dhënat më të plota për konfesionin fetar në tokat shqiptare për këtë shekull na japin regjistrat kadastrale osmane. 8

     Në këta regjistra ndeshen terma të rinjë si: shtëpi ( hane ), të veja ( bive ), dhe beqarë  ( myxhered ), të kishin arritur moshën madhore për punë. Në qytet numri i muslimanëve ishte më i madh se në fshat. Kështu, në vitin 1485, në qytetin e Shkodrës nga 80 familje, vetëm 6 familje ishin të regjistruar, si bijë të Abdullahut, kurse në qytetet më të vogla  të atij të Sanxhakut: Podgoricë, Plavë, nuk kishte fare banorë muslimanë.

     Kë Kostur, Veles, Dibër, Priljep, Manastir, Kërçovë, Tetovë, nuk kishte familje të islamizuara ose e shumta ishin nga nje në katër familje. Në qytetet kryesore të Kosovës, Prizren, Prishtinë, Vuçitërnë, Gjakovë, Gjilan etj., deri në fillim të shek. XVI-të, kishte vetëm raste unike të kalimit nga banorë vendas në fenë Islame. Përjashtim bënte qyteti i Novobërdës, ku islamizimi ishte kushtëzuar nga profesioni kryesor i popullsisë, ku Islami ishte më intenziv, për më tepër na e tregojnë kronikat e kronistit turk Neshrija, bashkëkohës I këtyre ngjarjeve që përshkruan marrjen e Novo Bërdës nga osmanët. 9.

     Nga fundi I shek. XV-të në qytetet shqiptare islamizmi u përhapë edhe më shumë, veçanërisht në ato qytete ku kolonizimi ishte më i madh. Në Prishtinë, si qendra më e madhe administrative, feja Islame u përhapë shumë shpejt. Në vitin 1467 kishte 303 familje të krishtera, kurse një 10 dekadë më vonë kishte 350 shtëpi të krishtera dhe 51 shtëpi muslimane. Viti 1506 ishte moment kthese në historinë e popullit shqiptar I cili hyri plotësisht nën sundimin Osman.

     Sipas regjistrave kadastralë osmane të gjysmës së dytë të shek. XVI-të, në qytetet e tokave ballkanike kemi një tablo të tillë: nga 84 qytete, në 60 qytete të mëdha, mbizotëronin ende të krishterët, kurse në 21 prej tyre, mbizotëronte popullsia muslimane. Këto shifra tregojnë se ritmet e islamizmit ishin më të shpejta se ato të qyteteve të tjera ballkanike. Sa i takon zonave rurale, pra fshatrave kemi një islamizim më të ngadalshëm por gradual në krahasim me qytetet të cilat kishin filluar një islamizim më intenziv.

     Në qytete, feja Islame kishte përparuar me ritme më të shpejta se në shek. XVI-të. Shtrirja masive e Islamit vërehet në shek. XVII-të ku në të gjitha qytetet shqiptare diku më shumë e diku më pak vërehet islamizimi masiv, duke ia tejkaluar atij të krishterë ku ka disa qytete të cilat mbizotërojnë me konvertim, fjala vjen Ulqini më 1638 ku nuk kishte mbetur asnjë shtëpi e krishterë. 10

 

TOLERANCA OSMANE DHE TË KRISHTERËT

 

     Perandoria Osmane, një superfuqi e kohës e shtrirë në tre kontinente, Azi, Afrikë dhe Evropë, si shtet multi-etnik, multi-fetar, multi-gjuhësorë dhe kulturorë, i kushtoi vëmendje të posaçme bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe harmonisë midis nën-shtetasve të saj. Fermanet sulltanorë mendoj se janë një dëshmi e pakontestueshme që tregojnë qartë që megjithëse shteti Osman ishte në pozitat e sunduesit, tregoi interesimin dhe tolerancën e duhur ndaj nën-shtetasve të vet të besimit jo-muslimanë, konkretisht të krishterë.

     Kjo politikë e ka zanafillën e saj që kur sulltan Mehmeti i II-të sapo çliroi Konstantinopojën, i njohu Patrikanës Ortodokse pavarësinë dhe lirinë e ushtrimit të riteve fetare. Pas rënies së Konstantinopojës, nga vendet për rreth erdhën shumë të deleguar për të përgëzuar Mehmetin e II-të për fitoren. Në këtë kohë erdhi edhe patriku grek i Jeruzalemit, Atanasjas, me priftërinjtë për t’i kërkuar liritë e tyre.

     Për këto arsye Mehmeti i II-të nxorri një ferman me anë të të cilit ndalonte çdo njeri që të përzihej në ritet, kishat dhe vendet e tyre të pelegrinazhit. Megjithëse, në këtë kohë Jeruzalemi ishte nën sundimin e “ Memlukëve “ ngaqë Patrikana e tij mvarej nga ajo e Konstantinopojës, ata i kërkuan ndihmë sulltanit. Mehmeti I II-të e që mbajti në këmbë këtë Patrikanë duke vendosur për patrik Georges Sekolarios ( Genadios ) në vend të Gregorios Mammit të III-të, i cili ishte arratisur që në 1450, para marrjes së Konstantinopojës. [11]

     Mehmeti i II-të nuk u mjaftua me kaq, në vitin 1461 solli nga Bursa në Stamboll, peshkopin armen Havokim dhe e shpall atë patrikun e kishës Armene dhe Patrikanës Armene i njihen të gjitha të drejtat që i ishin njohur Patrikanës Ortodokse. 12

Në arkivin osman të Stambollit gjenden regjistra të kishës që tregojnë për institucione jo- muslimane dhe për veprimtaritë e tyre fetare e bamirëse që nga viti 1453, viti i marrjes së Konstantinopojës nga Fatihu. Osmanët njihnin tre milete kryesore, përjashtim atë mysliman i cili ishte kryesori. Në fund të shekullit të XV-të mileti më i madh i perandorisë ishte ai krishterë ortodoksë që përfshinte subjektet sllave së bashku me ato Greke dhe Rumune.

     Krishterët ortodoksë ishin ndarë në një numër patrikanash të pavarura që përpara pushtimit Osman. Patrikana bullgare ishte përqendruar në Ohër dhe Tërnovë, ajo Serbe në Pejë dhe ajo greko-ortodokse qëndronte në Konstantinopojë.

 

 

Patriarku Gennadios me Mehmet II Fatihun

 

     Por ritet dhe doktrina e tyre ishte pak a shumë e njëjtë me përjashtim të gjuhës. Për këtë arsye Mehmeti II ishte i aftë ti bashkonte ato nën udhëheqjen e patriarkut tëheqjen e patriarkut të Konstantinopojës menjëherë pas invadimit, duke fituar si pasojë mbështetjen e të fundmëve për pushtetin Osman. Patriarku për t’u emëruar si i tillë kishte nevojë për konfirmimin e sulltanit dhe të instalohej në post me rituale të plota bizantine, pa praninë e perandorit. Atij i jepej rangu i pashës Osman me tre bishta dhe kishte të drejtën e implementimit të ligjit ortodoks ndaj ndjekësve të tij në çështjet religjioze dhe ato fetare bashkë që nga qendra e tij në lagjen e Zemerit në Stamboll. 13

     Azia e vogël kishte popullsi muslimane, por edhe popullsi të krishterë. Në Anadollin lindor, me përjashtim të Bursës, popullsia jomuslimane ishte greke ose armene. Në Provincat e Saruhanit, Ajdinit, Menteshes, Germijanit, dhe Kengerisë popullsia jomuslimane ishte e paktë. Në vitet 1488-1489 popullsia e krishterë e Ajdinit përbëhej vetëm nga 576 familje, ajo e Monteskes nga 219 familje dhe ajo e Germijanit nga 199 familje. Edhe më në lindje, në Hamit ishte e njëjta situate demografike. 14

     Në pjesën tjetër të bregdetit të mesdheut të krishterët ishin me pakicë. Edhe në sanxhakun e Ankarasë ishte e njëjta gjë, sepse regjistrimi i 1488-1489 shënon aty vetëm 824 vatra familjare në Sinop e Kastamonu, ku regjistrimi përmend vetëm 2332 vatra.

     Ndërkaq në perandorinë e lashtë të Trabzonit të krishterë përbënin shumicën. Në fund të shekullit XV-të Trabzoni dhe Rize kishin 2713 vatra familjare. Qyteti i Trabzonit kishte 186 familje armene, 957 greke, 49 gjenoveze e venedikase dhe 258 muslimane .

Ka të ngjarë që në fshatra të kishte edhe familje “ laze ” ( Gjeorgjiane).

     Në krahinën e Kajserit popullsia e krishterë ishte me prejardhje armene dhe greke. Në Tokat dhe Sivas kishte një popullsi të madhe të krishterë, por prejardhja etnike e disa komuniteteve nuk është fort e qartë. Regjistrimi i kryer në kohën e Mehmetit II ka shënuar nëpër qytete disa lagje që quhen “ Rum ” ose “ Ermeni ”. 15

     Por Onomastika e banorëve është e çuditshme, sepse disa vetë kanë një mbiemër, etimologjia e të cilës është turke. Atëherë shtrohet pyetja: a ka të ngjarë që termi “rum” të mos tregojë një popullsi greke dhe termi “ ermeni” të mos tregojë një popullsi armene.

     Në rastin e parë “rum” është quajtur një popullsi turke e krishterë ortodokse, ose një përzierje turko-greke ortodokse, ndërsa në rastin e dytë është një përzierje armeneo-turke gregoriane. Në fillim të shekullit XVl-të provinca e Mardinit kishte 5782 vatra familjare muslimane, 2427 të krishtera dhe 92 hebraike. Në pjesë e popullsisë së krishterë ishte armene. Në të njejtën kohë provinca e Bajburtit kishte 9977 vatra muslimane dhe 3775 vatra të krishtera, nga të cilat 352 gëzonin lehtësira tatimore.

     Edhe këtu një pjesë e popullsisë së krishterë ishte armene. Regjistrimet osmane të shek. XV-të tregojnë se në provincën e Karamanit, si dhe në atë të Tokatit dhe të Sivasit, kishte edhe turq të krishterë, sedentarë dhe endacakë. Por popullsia turke e krishterë nuk ishte karakteristikë vetëm për krahinat që përmendëm. Në një numër të madh provincash të Azisë së vogël, jetonin turq të krishterë, onomastika e të cilëve me shumicën e rasteve është me prejardhje turke dhe jo-arabe ose persiane. Po shtojmë me këtë rast një burim bizantin i shek. XIII-të që përmban të dhëna mjaft interesante mbi popullsinë turke të krishterë të Ala Shehirit ( Filadelfia ). 16

     Por grekët, armenët dhe turqit e krishterë nuk ishin të vetmit jo-muslimanë të Azisë së vogël. Në provincën e Trapzonit, onomastika nuk ishte gjithnjë greke. Disa banorë duket se janë armenë, të tjerë janë lazë ( gjeorgjianë ).

    

POZITA E TË KRISHTERËVE DHE ORTODOKSËVE NË PERANDORINË OSMANE

 

     Nga këshillat e Sulltan Mehmet Fatihut, lënë birit të tij ishte: “ Afroju qytetarëve mbrojtjen tënde pa farë dallimi “. Vetë Sulltan Mehmeti ishte i kujdesshëm në mbrojtjen e qytetarëve të Perandorisë, pavarësisht a ishin muslimanë apo të krishterë. Tregohet një tregim i bukur në këtë kuptim. Banorët e ishullit Hajus i kërkuan borxh 40 mijë dukatë një tregtari nga Gallata që quhet “ Francisko de ra Beriju “ por, meqë ky tregtar nuk arriti të marrë paratë e tij që i kishin borxh banorët e ishullit, atëherë Sulltan Mehmet Fatihu mendoi që t’a kryente vetë këtë punë, duke e pasur parasysh se ky tregtar ishte qytetar i tij, ndaj të cilit Perandoria Osmane e kishte për obligim të përkujdesej për mbrojtjen e tyre dhe për të drejtat e tyre.

     Dërgoi disa anije për në ishull nën komandën e Hamza Pashës, mirëpo banorët e ishullit vranë disa nga ushtarët dhe refuzuan të nënshtrohen dhe të paguajnë borxhin. Mehmet Fatihu i tha tregtarit Deraberju : “ Unë do ta marrë përsipër që t’a nxjerr borxhin tënd nga banorët e ishullit, madje do të kërkoj shumëfishim të shumës (si dëmshpërblim) për gjakun e ushtarëve që u vranë .“ 17

     Mehmet Fatihu nisi një flotë drejtë këtij ishulli dhe vetë e komandoi ushtrinë për në ishujt e afërt, ku ishullin Ejnus e çliroi pa luftë, pastaj dy ishujt tjerë, Ejmbrus dhe Samuteras. Ata shpejtonin së dorëzuari dhe hapnin dyert e tyre për Osmanët që veç më kishin arritur te dyert. Atëherë ishulli Hajus u detyrua të paguante borxhin ndaj tregtarëve “gjenovas” dhe t’ia paguante Sulltanit haraçin vjetorë (xhizjen) në vlerë prej njëmijë dukatësh. Pagoi edhe më shumë se kaq për të kompensuar humbjen e anijeve Osmane që u fundosën. Mbrojtja e qytetarëve dhe e të drejtave të tyre është prej obligimeve të shtetit Islam Osman. 18

     Në vitet e para të themelimit të Perandorisë Osmane, politika e udhëheqësve ka qënë që të mundësojë nënshtrimin vullnetarë të shteteve dhe të principatave krishtere dhe të fitojnë besimin e tyre para se të kapin armët. Lufta e shenjtë “Gazaja ” kishte për qëllim jo të shkatrronte por të nënshtronte botën e të pabesve të këqinjëve ” Darul-harb ”.

     Osmanlinjtë themeluan perandorinë e tyre duke bashkuar Anadollin musliman me Ballkanin e krishterë nën sundimin e tyre, ndërsa edhe pse lufta e shenjtë e vazhdueshme ishte parim themelor i shtetit të luftëtarëve Osman Gazinjë, Perandoria paraqitej në të njëjtën kohë edhe si mbrojtëse e kishës ortodokse dhe e miliona të krishterësh Ortodoksë. Islami garantonte jetën dhe pronën e të krishterëve, me kusht që të ishin të dëgjueshëm dhe të paguanin taksa për krye banori. Ai u lejonte të ushtronin lirisht fenë e tyre dhe të jetonin sipas ligjeve të tyre fetare.Duke jetuar në shoqëri kufitare dhe duke u përzier lirishtë me të krishterët, osmanlinjtë i zbatonin këto parime të Islamit me lirinë dhe tolerancën më të madhe të mundshme. 19

     Osmanët ndoqën një tolerancë fetare dhe shumë diplomatike edhe me Sinjorët (Vasalët) shqiptarë, të cilët i kishin pronat e tyre dhe i takonin besimit krishterë. Shteti Osman, me kusht që ata të pranojnë autoritetin e tij, familjeve vasale të krishtera shqiptare si: balshajt, topiajt, dukagjinët, Zahariotët, muzakajt, zenebishtët, vukashinët  aranitët, kastriotët etj, gjegjësisht sinjorët e tyre i pranoi si legjitim duke mos kërkuar që ata t’a ndërrojnë besimin e tyre. Sipas “ Tahrir Defter-it të vitit 835 hixhri (1431-1432 miladi), si vilajete të njohura shqiptare të asaj kohe mund të llogariten : Vilajetet e  Pavle Kurtikut, Balshajve, Arianitid Kondo Mitkos, Dimitri Gonimas : pastaj krahinat e Ashtinit (Astin ili) , i Gjonit ( Yovanili) , nahija e Bagdan Ripes. Gjoni ka qenë babai i Skënderbeut, kurse ka administruar me kastriotët.

     Koha e dëpërtimit të Osmanëve përkon me përçarjen politike që ndodhi në mes të shteteve ballkanike, pasiqë në atë kohë shumë mbretër despotë, princë të principatave kufitare, për ti zgjedhur problemet e tyre të brendshme, pa hezituar kanë kërkuar ndihmë nga jashtë. Brenda atij kaosi që dominonte në Ballkan, Osmanët udhëhiqnin një politikë të përshtatshme dhe vetëm ata posedonin fuqi ushtarake dhe sistem qëndror e cila ishte e domosdoshme për mbrojtjen e rendit në Ballkan. 20

     Osmanët  kishin edhe një përparësi pasi posedonin korpusin e jeniçerëve, i cili sipas profesor Inalxhikut ishte ushtria e vetme e rregullt në Evropë. Shikuar nga një anë tjetër në çdo ushtri ballkanike të krishterët ekzistonin fraksione, ku disa dëshironin të bashkoheshin me hungarezët, kurse të tjerat me Osmanët.

     Për shembull, popullata greke ortodokse ka reaguar në mënyrë fanatike kundër dominimit të italianëve dhe kundër çdo llojë të ndikimit të kishës katolike. Kështu që Grekët filluan që Osmanët t’i llogaritnin për aleatë dhe udhëheqës të tyre, pasi këta të fundit sinjorët krishterë i kanë pranuar edhe si të tyre. Në periudhën mes viteve 1346-1352, Osmanët u futën në Thraki si aleatë të Jovan/Gjon Kantakuzenit. Poashtu edhe kur bizantinët, hungarezët dhe vllahët bënin presion ndaj mbretit bullgar në vitin 1356, Osmanët i dërguan përforcime ushtarake si një aleat i tyre. 21

     Për atë se Osmanët erdhën në Ballkan për të larguar dhunën që e kishte kapluar, apo se ata kishin për qëllim të jenë vetëm formues të paqes dhe jo të dhunës tregon edhe rasti kur mbreti hungarez J. Hunyadi dëshironte të okuponte Serbinë, mbreti serb Gjorgji Brankoviç ,me një letër të shkruar dërgon një delegacion të Hunyadit, kurse një delegacion tjetër me të njëjtën letër e dërgon te sulltan Mehmeti II Fatihu. Brankoviç në atë letër ka shkruar. “ Nëse shteti im (Serbia) bie nën sundimin tuaj, çfarë do të ndodhë me besimin tonë ortodoks? Hunyadi përgjigjet : “ Në çdo pjesë të Serbisë do të ndërtojë kisha katolike dhe do t’i prishë kishat ortodokse ”. Kurse Sulltan Fatihu përgjigjet:

“ Pranë çdo xhamie do të ndërtoj nga një kishë ortodokse ”.Pas kësaj përgjigje mbreti serb vendos të rrespektojë shtetin osman. 22

     Një tolerancë e tillë tek osmanët kuptohet se buron nga ajo frymë fetare Islame që bazat i ka në Kur’an dhe e cila shumë qartë mund të shihet te këshillat e shejhul Islamëve dhe të qendrimeve të vetë sulltanëve ndaj jo-muslimanëve. Veprime këto që jo atëherë, por edhe sot është shumë vështirë t’i hasësh tek shumë udhëheqës apo dijetarë eminent të botës. P.sh. Shejhul-Islami Sadudin Efendiu me veprën e tij “ Taxhut – Tevarih ”, sulltan Orhanit i drejtohet me këto fjalë: “ Dëshiroj, o ti që përparon në fron, mos qëndro në anën e dhunës, me drejtësi ndërtoje këtë botë, me angazhimin tënd më gëzo, mundohu që me luftën tënde, në Bizant të mbjellësh drejtësi ”. 23

     Vëmendje të veçantë tërheq shkolla e lartë e mirëkuptmit dhe tolerancës që është përdorur në urdhëresat e Fatih Sulltan Mehmetit.

 

 

 

     Ilustrim foto 1 dhe 2, Tugra e sulltanit dhe urdhëresa që u lëshohet pakicave krishtere në territorin ku ai sundonte t’i merrte në mbrojtje në kishat dhe vendbanimet e tyre.

 

   “ Unë Sulltan Mehmet Han; bashkë me gjithë popullin tim dhe të gjithë ata që janë në institucionet më të larta të shtetit, për atë Zot, për të dërguarin e Tij dhe për shpatën që kam në brez: Unë kam urdhëruar se: Askush nuk do të prekë këta persona si në kishë apo në vendbanimet e tyre, gjithëashtu çdo kush do të qëndrojë në vendin e vet.

Me në krye madhërinë e tij dhe ministrat askush nuk do të sulmojë kishat, mallërat dhe vetë ata. Askush nga të huajt nuk do të pengohet të vendoset në këtë vendë. Ata që nuk do të kundërshtojnë atë që është e shkruar mësipër, do të thotë se i janë bindur urdhërave të mia dhe do të konsiderohen se kanë bërë një shërbim të vyer, 28 Maj 1463. 24

     Poashtu Sulltan Selimi i I, në hyrje të Jerusalemit ka qenë i pritur nga Patriku armen Serkisi III, ku të njejtit Sulltani (viti 1517) i jepë një edikt: “ ..Kishat, manastiret dhe vendet e tjera të shenjta me të cilat kushte kanë vepruar deri tash do të vazhdojnë edhe më tutje, pa ndonjë ndryshim,  askush prej vezirëve të mi nuk ka të drejtë të përzihet dhe të shqetësojë, të prishë ose të ndryshojë diçka. 25

     Historiani gjerman F. Babinger shprehet se:“ Sulltan Mehmet Fatihu i II-të, përfaqësuesve të kishës ortodokse u ka garantuar tri privilegje: Asnjë kishë nuk do të shëndrrohet në xhami, askush nuk ka të drejtë të përzihet në ritulae kishtare dhe se të krishterët ortodoksë kanë të drejtë, që të manifestojnë pashkët “. 26

     Ndërkohë në Francë, mbreti Francis i I-rë ishte i zhgënjyer me perandorin krishter Çarls i V-të. Francisi dëshironte të ishte i pavarur dhe me 1528 kishte kërkuar një aleancë me sulltanin e njohur, Sulejmani i I-rë “ i mrekullueshmi “ ( 1494 – 1566 ). Kjo rezultoi me një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe me një shkëmbim të vazhdueshëm letrash. Në korrespondencë me mbretin Francis të Francës, Sulejmani i II-të tregoi një tolerancë politike në të mirë të krishterëve me ndjenja të larta të krenarisë së tij perandorake.

Sulltani shkruante: “ Në vende ku shtrihet sundimi im të gjithë të krishterët janë plotësisht nën mbrojtjen tonë të sigurt dhe të lirë pa u ngacmuar nga askush “. 27       


Fermani, letra e Sulejmanit II dërguar mbretit Francis I lidhur me mbrojtjen e të krishterëve në shtetet e tij, shtator 1528 .

 

 

SISTEMI I XHIZJES ( TAKSËS ) PËR TË KRISHTERËT NË KUADËR TË PERANDORISË OSMANE

 

     Në kuadër të Perandorisë Osmane, gjendeshin shumë etni dhe popuj të ideve dhe feve të ndryshme për të vënë ekuilibrat, osmanlinjtë rrespektuan marrëveshjet me jo-muslimanët. Osmanlinjtë kanë qenë të dedikuar me rregulla dhe parime, që muslimanët i kanë zbatuar qysh prej kohës së Profetit Muhamed a.s. për parashtrimin dhe paraqitjen në mënyrë paqësore dhe diplomatike të Islamit tek të tjerët. Këta i ofrojnë shansin të tjerëve me tri opsione: 1) Islamin, 2) Xhizjen ( taksën ), 3) Luftën.

     Sa i përket të krishterëve, këta kishin zgjedhur opsionin e dytë, e ajo ishte pagesa e xhizjes ( taksës ), kurse shteti Islam, iu ka dhuruar privilegje të shumta, por i ka edukuar ata që përveç xhizjes të jenë të sjellshëm ndaj muslimanëve dhe ndaj vetvetes. 28     Krahasuar me taksat dhe indulgjencat që vendoste kisha duke i rënduar të krishterët me disa tatime të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, ata i detyronin t’i blenin sakramentet   ( shkrimet e shenjta ) me shuma të tepruara, të paguanin për pagëzimin, rrëfimin, kungimin, indulgjencat dhe të drejtat e varrimit të krishterë. 29 Robërit nën Turqinë kanë gëzuar të drejta, sikurse edhe njerëzit e vendit. Madje flitet për një rob i cili për shkak të keqtrajtimit nga zotëriu, ka mundur të padisë tek kadiu ( gjykatësi ) dhe ky i fundit ka mundur pronarit të tij t’i urdhërojë t’i shesë tjetrit pronarë; pasi të konstatohet se nuk po munden të pajtohen për shkak të traditave dhe karaktereve të ndryshme. 30

     Historiani britanik Noel Malcolm i ka theksuar këto të drejta dhe detyra si vijon. Mirëpo të krishterët dhe jehuditë në përgjithësi janë konsideruar si nënshtetas – Dhimmi  ( jo-muslimanët e mbrojtur ) e ajo ka nënkuptuar se statusi i tyre ligjor mbrohet me ligj përderisa i nënshtroheshin shtetit Osman. Të krishterëve iu ofronin privilegje të cilat i gëzonin, e që ishin të drejta ligjore të ndryshme, p.sh.; iu lejohej që t’i përmbahen jetës fetare të tyre, ruajtja e kishave të tyre dhe të posedonin gjykatat e tyre fetare. Mirëpo nuk iu lejohej bartja e armëve ( kjo ndalesë absulutisht nuk është respektuar në tokat shqiptare ), veshja e disa rrobave të muslimanëve, ashtu siç ishte e ndaluar rreptësisht fyerja e fesë Islame dhe përpjekja e ndrrimit të fesë së muslimanëve. 31

     Shqiptarët katolikë ashtu si shqiptarët ortodoksë ishin të organizuar në institucionet Osmane, në aspektin fetaro-social vareshin nga kisha katolike me qendër në Romë. Për arsye se organizimin social të këtij grupi e përbënte fisi, shteti Osman me mjaft vështirësi dhe shumë sipërfaqësi, arriti të vendoste marrdhënie, ushtarake, administrative dhe edhe me shqiptarët e këtij rajoni. 32 Shtetasit e krishterë të perandorisë Osmane kanë paguar tatimin personal për kokë të banorit mashkull si obligim ose si kompensim (Bedel) për obligimin ushtarak ose si shpërblim për mbrojtjen e ofruar nga perandoria. Shumë vende evropiane u detyruan që në kohën e Sulltan Muratit II-të (1404-1451), që të synonin pëlqimin e shtetit Osman. Disa prej këtyre shteteve shpejtuan të paguanin xhizjen, ndërsa disa të tjera shpallën besnikërinë e tyre për Osmanët nga frika e forcës së tyre për tu ruajtur nga zemërimi, i tyre. Pushteti i Osmanëve u zgjerua deri tek princat e Hungarisë, Rumanisë dhe të zonave të Adriatikut, derisa pushteti i tyre mbërriti në Shqipëri. 33

     Sa i takon sasisë së tatimeve për xhizjen kjo ka qënë sipas fitimit të individëve dy e gjysmë, pesë dhe dhjetë groshë dhe kjo marrë vetëm nga madhorët, ndërsa gratë dhe klerikët kanë qënë të kursyer. Schaferi, i cili është përpjëkur t’a paraqesë sa më të zezë gjendjen e të krishterëve nën sundimin Osman, prapë se prapë pranon se një dukat për krye të banorit sigurisht ka qenë sasi e vogël. Për këtë shkak ai tatimin e jashtëzakonshëm, që e kanë dhënë të krishterët, e konsideron obligim ushtarak. Tatimi për tundshmëritë ka qenë i barabartë edhe për muslimanët, dhe për të krishterët. 34

     Perandoria Osmane në kohën e Sulltan Sylejmanit I-rë i Madhërishmi, viti 1580, ku kishte shumë territore të krishtera nën kontrollin e tij si shkak i shtrijrjes së madhe gjeografike, territoriale perandorake .

 

OSMANËT, TË KRISHTERËT, SISTEMI I MILETIT DHE DEVSHIRMEJA

 

     Perandoria osmane me strukturën e vet shumë të qartë dhe të trashëguar nga e koha e kaluar religjioze dhe e referuar në shpalljen e librit  hyjnor - Kur’an dhe traditës Islame Sunnet, arriti që në Ballkan dhe më gjerë, madje edhe të jo-muslimanët, të formojë bindjen se ata janë më të preferuarit se të tjerët. Nga kjo lind edhe shprehja “ më mirë një fes osman sesa një mertek katolik “. 35

     Pozita adekuate në planin religjioz e superfuqisë së ardhshme qëndron në atë se shteti osman është gjendur në vendin kufitar ku janë takuar, në një anë, dy religjionet mëdha monoteiste botërore, Islami dhe krishterimi, kurse në anën tjetër atmosfera e tendosur, e cila ishte rezultat i anatemizmit reciprok (skizma e në madhe 1054) në mes të dy kishave të mëdha krishtere, katolicizmit dhe ortodoksizmit.

     Kurse pak më vonë krishterimi, sidomos kisha ortodokse, dhe hebraizmi do të marrin pozitën e tyre në strukturën sociale dhe ekonomike të shtetit osman, gjegjësisht në kuptimin multikonfesional dhe multinacional të tij. Një moment tjetër me rëndësi që duhet theksuar dhe përmendur këtu dhe i cili paraqet faktor relevant dhe vendimtar në Evropë dhe Ballkan, por që ka qenë jashtë kufijve të shtetit osman, është prezenca e kishës katolike, gjegjësisht e papës si një tutor dhe si një dirigjent i jetës politike dhe fetare të evropianëve, periudhë kjo në të cilën Europa e  atëhershme vuante nga presioni i mentalitetit inkuizicionar i luftërave të kryqëzatave, kolonializmi klasik dhe anatemizmi i ushtruar ndaj botës islame vërtetohet me anë të qëndrimit negativ që ka ndikuar në formimin e qëndrimit fetar te të krishterët ndaj islamit, sidomos te bota katolike.

     Gjatë këtij studimi është me rëndësi dhe me interes të theksohet se gjatë periudhës historike prej shek. XII-tw e deri në shek. XV-tw është krijuar një literaturë e tërë, përmbajtja e së cilës është përplot paragjykime dhe qëllime propagandistike në lidhje me personalitetin e të dërguarit të Allahut xh.sh., Muhammedit a.s. dhe me autenticitetin e librit hyjnor Islam, Kur’anit a.sh., gjë kjo e cila nuk ndodh në botën islame, gjegjësisht në shtetin osman, kundër jo-muslimanëve.

   Si shkrimtarë dhe autorë kryesorë të një literature të tillë anti islame mund të përmenden: I. Damaskin, N. Vizantiski, B. Ereshki, E. Zigabenos (shek. XI dhe XIII), N. Çaunates  (1138-1214) etj.

     Në literaturën e theksuar më tepër është përmendur pejgamberi Islam , Muhammedi a.s., si mashtrues, antikrisht ( karikaturat e sotme që u paraqitën në Danimarkë, Francë  etj., dhe deklarata e papës Benediktit XVI se Islami sjell dhunë mendoj se janë një vazhdimësi e asaj politike të atëhershme inkuizicionare); Kur’ani është trajtuar si një vepër ideologjike përplot me mashtrime dhe devijime; kurse arabët janë quajtur pasardhës të Ismailit, i cili është më pak i rëndësishëm se Is’haku, prej të cilit burojnë të krishterët. 36

     Pra, nëse mendohet kështu, atëherë ku është ai dialogu dhe ku është ajo toleranca për të cilën bisedon dhe është përqëndruar bota moderne sot? Shikuar në aspektin religjioz, është me rëndësi të potencohet se, në atë kohë në Ballkan ekzistonte edhe një kishë tjetër e quajtur kisha bogomile ( patarene, babun ), e cila e mori  emrin sipas priftit Bogomil.     Kjo kishë ballafaqohej me atë që të shpëtojë veten nga asimilimi që ushtrohej nga mbretëria hungareze dhe papa. Kështu që, ishte e detyruar të kërkojë strehim në qytetet osmane, gjegjësisht të bëhen muslimanë. 37

     Dokumentet osmane janë ato që flasin për ekzistimin e një të drejte të qytetarëve, pa dallim feje dhe kombi që ai i takon në shtetin osman. Kjo kuptohet duke u nisur nga termet: “ mil-let, zim-mi, muste’men, ehl-i kitab “. Pra, së pari duhet t’a kemi parasysh  se ai nuk ishte një shtet nacional, e pastaj as që ndonjë besim të tjetër e llogaritte për armik.

 

     Sistemi Mil-let në shtetin osman paraqiste një etnikum, i cili nuk kuptohej vetëm si një etnikum nacional, por ai në vete ngërthente një grup njerëzish që i tejkalonte kufijtë nacionalë. Në konceptin osman termi Mil-let, shikuar në aspektin historik, paraqet një fakt sui generic , që tregon se shteti osman është një bashkësi origjinale kulturologjike dhe sociologjike. Ky sistem nuk mund të krahasohet as me statusin e pakicave në shtetet kolonizuese e as me strukturën e shoqërive federative. Sipas dijetarëve relevantë të fushës së historisë sistemi Mil-let nuk mund në asnjë mënyrë të kuptohet si një sistemi i pakicave, pasi ai i paraqet të gjithë përfaqësuesit e besimeve 38

     Për shembull si Mil-let janë llogaritur katër grupe të mëdha në bazë religjioze: muslimanët, grekët (ortodoksë) bashkë me kishat tjera në Ballkan, armenët (gregorianë dhe katolikë) dhe hebrenjtë. Ndërkaq, nga e gjithë kjo del se në shtetin osman njerëzit në aspektin religjioz janë klasifikuar në muslimanë (müslimler) dhe në jo-muslimanë (gayrimüslimler). Dallimi në mesin e tyre ka qenë në bazë të obligimeve që ata kanë patur ndaj shtetit. Jomuslimanët kanë patur edhe obligimet po edhe të drejtat e tyre. Së pari ata kanë patur statusin e tyre politik: dhimmi dhe muste’men . Lirisht mund të themi se, asnjëherë të krishterët dhe hebrenjtë në shoqërinë multietnike islame nuk janë trajtuar ashtu sikur shteti katolik në Spanjë që i ka trajtuar hebrenjtë në shek. XIV-XV. 39

     Një çështje tjetër që duhet të përmendet është sistemi i devshirmesë. Devshirme ishte një sistem nëpërmjet të cilit zmadhohej numri i ushtarëve në shtetin Osman. Ligji për aktivizimin e devshirmesë daton nga koha e sulltan Muratit II., sipas të cilit ligj shteti osman prej popullatës jo-muslimane (krishtere), gjegjësisht prej çdo 40 shtëpive të krishtera ka marrë nga një fëmijë mashkull të moshës të caktuar prej 8 deri në 18 vjeç kurse më e realizueshmeja ka qenë prej moshës 14 deri në 18 vjeç.

     Ky ligj është  praktikuar vetëm sipas nevojës së shtetit. Në çdo kadilluk, kudo që të ishte, në fillim  popullata është lajmëruar për grumbullimin e devshirmesë. Pastaj fëmijët e krishterë me prindërit e tyre ose me shoqërimin e priftërinjve janë tubuar në vendin e caktuar. Me vete ata kanë patur edhe defterët ku kanë qenë të regjistruar emrat e fëmijëve devshirme. Të tillët u janë dorëzuar kompetentëve si kadiut, spahiut ose qehasë së fshatit. Të gjithë ata që janë marrë me devshirmenë janë paguar nga ana e shtetit. 40

     Ky ligj në fillim është realizuar vetëm në pjesën evropiane të shtetit osman (Ballkan), kurse kah fundi i shek XV ka filluar të praktikohet edhe në popullatën e krishterë në Anadoll. 41

     Sistemi i devshirmesë një jo-muslimani ia mundëson që ai të marrë pjesë në ushtrinë dhe administratën osmane, kurse një musliman nuk merret si devshirme, por ai shkon ushtar. Ky është një lloj balansi që shteti osman e ka bërë në mesin e njerëzve, pa dallim feje. Ky system vendoste ekuilibrat dhe disiplinën e lartë ushtarake duke mos bërë nominime por vendoste barazi mes etnive të ndryshme dhe grupeve të ndryshme me pikëpamje të ndryshme por që i bashkonte një korpus një ide në qëllim një ideal në shërbim të perandorisë tolerante, oportune ofruese mundësish dhe për të tjerët.

 

" Devşirme" (Gravurë nga Pallati Top Kapi në Stamboll – Turqi ) 42

 

PËRFUNDIM

 

     Toleranca e Perandorisë Osmane e rrënjosur në shekuj ndaj civilizimeve dhe religjioneve të tjera njohu bashkëpunim në të gjitha fushat dhe të drejtat pa dallim race feje apo etnie duke jetuar në paqe dhe harmoni në kuadër të Perandorisë me shumë popuj, ide dhe pikëpamje e qëndrime. Fermane, ligje dhe rregulla qofshin ekonomike, politike, diplomatike, sociale, historike na e dëshmojnë për të drejtat dhe rregullat e popujve jo Islam në kuadër të Perandorisë Osmane që kishte Sulltanin si sundimtarë dhe Shejhul Islam si konsular dhe njeri të dijes e lapsit.  Sistemi i tolerancës fermanore dhënia e të drejtave popujve jo-Islam ku këtu aludohet dhe në të krishterët qofshin ortodoksë apo krishterë duke theksuar se zonat e invaduara nga osmanët kishin më shumë krishterë ortodoksë ata i morrën të drejtat e tyre duke patur të drejtë të ushtronin kultin e tyre në qendër të Stambollit dhe duke pasur edhe kishën e tyre.

     Popujt në Perandorisë Osmane ndaheshin në Milete si fjala vjen Mileti krishterë, ortodoksë apo hebrenjë duke paraqitur një tablo, mozaik të besimeve dhe shprehjes së lirë të mendimeve kulturo-logjike religjioze. Devshirmeja një aplikim serioz që të mos bënte dallime racore apo fetare duke i mundësuar mësimin dhe edukimin kalorsiak, ushtarak, edukativ edhe të rinjve të krishterë duke i futur edhe në administratën Osmane për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme publike duke vendosur ekulibra barazishë religjioze pa dallim etnie dhe kulti. Taksa e xhizjes tatim për popujt jo-Islam të cilët ishin indiferent ndaj shtetit dhe perandorisë dhe donin të jetonin në një mënyrë të pavarur, indiferent dhe autonom në pasurit dhe vendet e tyre, ata paguanin një sasi parash dhe gëzonin të drejtat e tyre pa iu cenuar asgjë nga veprimtaria e tyre pa marrë parasysh spektrin apo ngjyrimin e karakterit që ajo kishte duke iu mundësuar liri e barazi si vetes poashtu dhe të gjithë atyre popujve apo mileteve që gjindeshin në bashkësinë e Perandorisë osmane.

     Krishterët dhe Osmanët jetuan në perandori me tolerancë e harmoni të plotë ku çdo njëri Millet gëzonte privelegjet e tyre duke pasurr rregull dhe disiplinë administrative pa krijuar kaos dhe çrregullime mes palëve e sidomos atyre religjioze, pra luftë religjionesh apo si shkak i religjionit nuk ka në perandorinë Osmane kjo tregon sigurinë dhe ekuilibrin mes religjionit Islam Osman dhe të krishterë e ortodoks, dhe një arsye pse Islami u perhapë mes krishterëve duhet kërkuar edhe tek mos uniteti i princave e despotëve krishtero-ortodoksë dhe lufta mes krishterizmit dhe ortodoksizmit.

 

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

 

1. Dr.Ali Muhamed Salabi, “ Perandoria Osmane, Faktorërt e ngritjes dhe rënies së saj ” Sh.b. Fjala e bukur Prishtinë 2009.

 

 2. Stanford J.Shaw, “ Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne V.I “,   Sh.b. Jehona Study  Center, Tiranë 2007.

 

3. Robert Mantrani, “ Historia e Perandorisë Osmane “, Sh.b. “ Dituria “, Tiranë 2004.

 

4. Halil Inalxhik, “ Perandoria Osmane periudha klasike 1300-1600 ”, Sh.b Drita e jetës Gjilan, 2002.

 

5. Grup autorësh, “ Nga Perandoria Osmane në Shqipëri e shkruam historinë me tolerancë “, Dr. Nezir Bata, “ U. i Tiranës “, “ Fermanet sulltanore, dëshmi të tolerancës ndër-fetare në shtetin Osman “, Tiranë 2005.

 

6. Mehmet Şeker, “ Anadolu'da Bir Arada Yaşama Tecrübesi “, Ankara 2000.

 

7. Dr .Salim Reshidi, “Mehmet El-Fatih” El Irshad, Bot, III.1410h/1989 m/ Xhidde-Arabia Saudite.

 

 8. Dr. Qani Nesimi, “ Ballkani dhe toleranca Osmane shek XIV-XVII “, pdf, Shkup 27 dhjetor 2006 Tezë Doktorature për historin nacionale.

 

 

9.  Mr. Samir B. Ahmeti, “ Roli i Osmanlinjëve në përhapjen e fesë Islame në Kosovë / 1389-1500 “, Botim privat, Prishtinë 2010.

 

10. Noel Malcolm, “ Kosova një histori e shkurtër “, Sh.b. Koha Ditore, Prishtinë 2001.

 

11. Dr. Mesut Idriz, “ Konvertimi dhe asimilimi i Dhimmive ( jo-muslimanëve ) në Perandorinë Osmane “, Sh.b. Logos-A, Shkup 2009.

 

12. Thomas W. Arnold, “ Historia e përhapjes së Islamit “, Sh.b. Dituria Islame, Prishtinë 2004.

 

13. Cl. D. Rouilliard, “ The Turk in Franch history “, page 106-107 / E. Charriere “ Negociations, Volume I.

 

14. F. Babinger, “ Fatih Sultan Mehmed ve Zamani “, Stamboll 2003.

 

15. Nuray Bozbora, “Shqipëria dhe nacionalizmi Shqipëtarë në Perandorinë Osmane” Sh.b. Dituria, Tiranë 2002.

 

16. Dr. Abdulaziz El-Umeri, “ Zgjerimet Islame nga koha e Muhamedit a.s deri ne fund të periudhes Osmane ”, Sh.b. Jehona Study  Center 2010.

 

17. Joseph Von Hamer (2),” Geschichte des Osmanischen Reiches (Pesth,1827-35),V.II.

 

18. H. Poulton, “ Balkanlar, Çati Şanazinliklar, Çatişan devletler “, Stamboll 1993.

 

19. A. Özcan, “ Organizacija Vojske kod Osmanlija, Historija Osmanske Države i Civilizacije “ , Sarajevë 2004. 

 

20. I. Ortayli, “ Osmanli’yi Yeniden Kesfetmek ” , Stamboll 2006.

 

21. G. G.Com, “ Prilog proučavanju  Multikonfesijonalnik Društava “, Sarajevë 1977.

 

22. Y. Ercan, ” Ermeniler ve Ermeni Sorunu, OsmanlI’dan Ermeni Sorunu ”, ed. H. C. Gűzel, Ankara 2001.

 

23. B. Braude, “ Millet Sistemi’nin i lginç Tarihi, Osmanli’dan Günümüze Ermeni Sorun “ ed. Hasan  elal Güzel, Ankara 2001.

 

24. Tarihu – et-turk fi Asija el – Vusta, Bartold ( përktheu në gj. arabe: Ahmed es-Seid ).

 

25. A. Akűndűz, “ Islam’da insane HaklarI ve Beyannamesi “, Stamboll 1997.

 

26. A. B. KOPANSKi, “ BaikanIarda OsmanlI BarIşI ve BatI Meselesi “, Ankara 2000.

 

27. Z. KazIcI, “ Islam Medeniyeti ve Medreseleri Tarihi “, Stamboll 2003.

 

28. Ph. Mansel, “Dünyanin Arzuladigi Sehir 1453-1924 Konstantinopolis “, Stamboll, 1996.

 

29. Prof. Dr. Ord. Muhamet Tërnava, “ Diskursi  i shkurtër nga toponomia, betejat e Kosovës gjatë shek. XIV-XV dhe vendosja e atëhershme e pushtetit turk në Dardani – Kosovën e shek. XV “, Botim privat, Prishtinë 2007.

 

30. Petrika Thëngjilli, “ Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit ( 1506-1839 ) – fusha fetare 1 “, botim privat, Tiranë 2002.

 

31. Masar Rizvanolli, “ Disa të dhëna mbi spahinjtë e krishterë në shek. XV-të në Shqipëri, në Kosovë dhe në rrafshin e Dukagjinit “, Simpozium për Skënderbeun, Instituti Albanologjik i Prishtinës ( 09-12 maj 1968 ), Prishtinë 1969.

 

BURIMET ELEKTRONIKE

 

1. www.infoplease.com/Encyclopedia

 

2.   Ottoman Empire - Wikipedia, the free encyclopedia

 

3.   http://sq.wikipedia.org/ëiki/Perandoria_Osmane

 

4. WIKIPEDIA The free encyclopedia.com/The Devşirme in Otoman Empire

 

5. TheOttomans.org - Discover The Ottomans

 

6. A.Ozcan, “Devsirme”, Islam Ansiklopedisi, v. 9,  Stamboll,  1994

 

 

 



[10] Tarihu – et-turk fi Asija el – Vusta, Bartold ( E përktheu në gjuhën arabe: Ahmed es-Seid ), fq. 106.

2 Dr.Ali Muhamed Salabi “Perandoria Osmane, Faktorërt e ngritjes dhe rënjes së saj ” Sh.b. Fjala e bukur Prishtinë 2009.fq..30.

3 Dr. Muhamed Shebaru, “ Es-Selatin fil – meshrikil – arebij “, Darul – Kalem, Botimi I, 1410 h / 1990, Damask – Siri, fq. 171.

4 Robert Mantrani “ Historia e Perandorisë Osmane “, Sh.B. “ Dituria “, Tiranë 2004, fq. 46.

5 Ibid. fq. 47.

6 Masar Rizvanolli, “ Disa të dhëna mbi spahinjtë e krishterë në shek. XV-të në Shqipëri, në Kosovë dhe në rrafshin e Dukagjinit “, Simpozium për Skënderbeun, Instituti Albanologjik i Prishtinës ( 09-12 maj 1968 ), Prishtinë 1969, fq. 156.

7 Ibid. fq. 157.

8 Petrika Thëngjilli, “ Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit ( 1506-1839 ) – fusha fetare 1 “, botim privat, Tiranë 2002, fq. 16.

9. Prof. Dr. Ord. Muhamet Tërnava, “ Diskursi  i shkurtër nga toponomia, betejat e Kosovës gjatë shek. XIV-XV dhe vendosja e atëhershme e pushtetit turk në Dardani – Kosovën e shek. XV “, Botim privat, Prishtinë 2007, fq. 80.

10 Petrika Thëngjilli, “ Shqiptarët… Ibid. fq. 60.

[11] Grup autorësh, “ Nga Perandoria Osmane në Shqipëri e shkruam historinë me tolerancë “, Dr. Nezir Bata, “ U. i Tiranës “, “ Fermanet sulltanore, dëshmi të tolerancës ndër-fetare në shtetin Osman “, Tiranë 2005, fq. 66.

12 Mehmet Şeker, “ Anadolu'da Bir Arada Yaşama Tecrübesi “, Ankara 2000, fq. 153.

13 Stanford J. Shaw “ Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne “, V.I, SH.b.  Jehona Study  Center , Tiranë 2007 fq. 188.

14 Ibid. fq. 189.

15 Robert Mantrani “ Historia e Perandorisë Osmane “, Sh.B. “ Dituria “, Tiranë 2004, fq. 134.

16 Ibid. fq. 135.

17 Dr.Salim Reshidi, “Mehmet El-Fatih” El Irshad, Bot,III.1410 h/1989 m/Xhide-Arabia Saudite, Fq.170.

18 Dr.Ali Muhamed Salabi “Perandoria Osmane, Faktorërt e ngritjes dhe rënies së saj ” Sh.b.Fjala e bukur Prishtinë 2009, fq.170.

19 Halil Inalxhik “ Perandoria Osmane, periudha klasike 1300-1600” Sh.B Drita e jetës Gjilan,2002.fq.17.

20 Dr Qani Nesimi “ Ballkani dhe toleranca Osmane shek XIV-XVII-të pdf, Shkup 27 dhjetor 2006 Tezë Doktorature për historinë nacionale.

21 H.Poulton, Balkanlar, Çati Şanazinliklar, Çatişan devletler, Stamboll 1993.Fq..9-11, Inalxhik,, ibid.

22 A.Akűndűz, “ Islam’da insane HaklarI ve Beyannamesi “, Stamboll, 1997, fq.72  ; A.B.KOPANSKI, BaikanIarda OsmanlI BarIşI ve BatI Meselesi : Ankara 2000, fq. 22-25.

23 Z.KazIcI, “ Islam Medeniyeti ve Medreseleri Tarihi ”, Stamboll 2003, fq. 54.

24 G.G.Com, Prilog proučavanju  Multikonfesijonalnik Društava Sarajevë, 1977, fq.70-71.

25 Y.Ercan ” Ermeniler ve Ermeni Sorunu ”, OsmanlI’dan Ermeni Sorunu “,Gűzel, Ankara 2001 ,fq. 83

26 F. Babinger “ Fatih Sultan Mehmed ve Zamani “, Stamboll 2003, fq. 105.

27 Cl. D. Rouilliard “ The Turk in Franch history “, page 106-107 / E. Charriere “ Negociations, Volume I, page 129-131.

28 Mr. Samir B. Ahmeti “ Roli i Osmanlinjëve në përhapjen e fesë Islame në Kosovë / 1389-1500 “ Prishtinë 2010, fq. 148.

29 Dr. Mesut Idriz “ Konvertimi dhe asimilimi i Dhimmive ( jo-muslimanëvr ) në Perandorinë Osmane “ Sh.b. Logos-A Shkup 2009, fq. 27.

30 Thomas Arnold “ Historia e përhapjes së Islamit “, Sh.b. Dituria Islame, Prishtinë 2004, fq. 165.

31 Noel Malcolm “ Kosova, një histori e shkurtër “, Sh.B. Koha Ditore, Prishtinë 2001, fq. 112.

32 Nuray Bozbora “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në perandorinë Osmane ” Sh.b.Dituria, Tiranë 2002, fq. 66.

33 Dr.Abdulaziz El-Umeri “ Zgjerimet Islame nga koha e Muhamedit a.s deri ne fund te periudhës Osmane” Sh.b. Jehona 2010, Fq. 258.

34 Joseph Von Hamer (2),” Geschichte des Osmanischen Reiches ( Pesth,1827-35 ) ”,V.II, Fq. 151.

35 Janë disa arsye që një kishë të shndërrohet në xhami: nëse kisha tregon dominimin politik dhe fetar të vendit në fjalë; nëse në një kishë është thirrë ezani, i cili nuk ka qenë gjithmonë rregull për shndërrimin e një kishe në xhami; nëse muslimanët kanë patur nevojë për realizimin e obligimeve të tyre fetare; nëse  vendasit janë bërë muslimanë kisha e tyre është kthyer në xhami etj. (Shih, Ph. Mansel, Dünyanin Arzuladigi Sehir 1453-1924 Konstantinopolis , Stamboll, 1996, f. 48-49; A. Refik, Onüçüncü Asr-i Hicride I stanbul hayati (1786-1882),  Stamboll, 1988, f. 20; Osmanli Basbakanlik Arsivi  Istanbul, Mühimme Defteri, v. 71, nr. 584 (989/1581); v. 52, br. 44 (991/1583); v. 62, nr., 209 (995/1587); v. 62, nr., 403 (996/1588); v. 62, nr., 209 (995/1587); v. 62, nr., 403 (996/1588). v. 62, nr., 209 (995/1587); v. 62, nr., 403 (996/1588).

36 R. Hafizovic, Muslimani u dijalogu s drugima i sa sobom , Sarajevë, 2002, f. 71-72; R. Hafizovic, Uzajamno priznavanje Islama i Kršc anstva, Znakovi vremena, nr. 4, Sarajevë, 1998, (http://www.ibn- sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=42&broj_id=3).; Fra L. Markovic,

Polemika ili dijalog s islamom?  Livno, 1995, s. 29-53; A. Silajdžic, Islam u otkrice kršcanske evrope  , Sarajevë, 2003, f. 37-51; M. P.  Duric , Izmedu turskog islama i katolickog hrišc anstva,

Forum Bosne  , nr. 19, ed. R. Mahmutc ehajic, Sarajevë, 2002, f. 155-156; B. Luis, Muslimansko otkrice Evrope, Beograd, 2004, f. 26-49.

37 Në këtë drejtim kardinali I. de Torkuemada ka publikuar një edikt drejtuar kundër tre bogomilëve  31      boshnjakë: D. Kuciniç, S. Tvrtkoviç i R. Vociniç. Në vitin 1463 nga ana e papës princi boshnjak S. Toma ka qenë i shpallur për mbret të katolikëve romakë në Bosnjë. (  Dei gratia  rex Bossine ). (A. B. Kopanski, po aty  , f. 30-31).

38 B. Braude “ Millet Sistemi’nin I lginç Tarihi ”, Osmanli’dan Günümüze Ermeni Sorunu,  ed. Hasan  elal Güzel, Ankara, 2001, fq. 316; I. Ortayli,  Osmanli Toplumunda Aile  , Istanbul, 2002, fq. 15.

39 Ibid. fq. 16.

40 A. Özcan, “ Organizacija Vojske kod Osmanlija “, Historija Osmanske Države i Civilizacije, Sarajevo, 2004  fq. 416.

41 A. Özcan, po aty, f. 414-415; I . Ortayli, Osmanli’yi Yeniden Kesfetmek , Stamboll, 2006, f. 27- 34; A.Ozcan, “Devsirme”, Islam Ansiklopedisi, v. 9,  Stamboll,  1994, f. 254-257; B. Braude i B. Leëis, po aty, f. 184-185.

42 WIKIPEDIA The free encyclopedia.com/The Devşirme in Otoman Empire.

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128121 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente