Islami dhe integrimet

Islami dhe integrimet

Zoti xh.sh e pajisi njeriun me aftësi dhe mençuri,që ai të përdor aftësit e tij  që të integrohet në kohë dhe hapsirë , të jetë praktik dhe të jetoj me botën duke përdorur teknika e metoda për të pasur një mirqënje sa më të mirë.

Ajeti parë nga Kurani na shtynë të nisim hapat e parë drejt integrimit,ku i pari ajet na thot ta zhdukim analfabetizmin dhe ta lexojmë vetveten, por edhe të studjomë dhe arrijmë zhvillim të lartë duke na thënë : Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!" (El-Alek 1-3)

Ndërsa sot të ashtuquajturat integrime evropiane na ushqejnë me media të shkruara dhe diçitale përmes reklamave,se-integrimi është zhveshja,lakuriqsia e femrës,konsumimi drogës,prostitucioni,fjetja dhe mardhëniet intime me qenë apo kafshë  shtepiake.

Filma me permbajtje imorale,telenovela që bastardojnë mentalitetin e femrës,dhuna që shfaqet në media indoktrinimi me festat e tyre pagane të fundvitit.

Poshtërsi,dhunë,krim,korrupsion,blasfemi,strese psikologjike,imponim të ideve,shthurje dhe tër të zezat ofrojnë mediat në emër të integrimit.

Ndërsa feja islame e orjenton njeriun kah drita e Krijuesit suprem,që ësht dritë integruese dhe shpëtuese për tër njerëzimin : Alalhu thot : All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë. (Sure Nur 35)

Muslimanet do integrohen vetem kur ti kthehen Kuranit dhe sunetit,sepse Allahu xh.sh në këtë Kuran ka ofruar katalogun e jetës për njeriun,se si ai të zhveshet nga egoja e mendjemadhësia e iblisit të mallkuar i cili i ka shpallur luftë njeriut që nga koha e ademit a.s e deri në fundin e  kësaj gjithsie.

Në kohën kur dexhalli do të zbresë njerzve lakmitarë pas kësaj bote të përkoheshme, gjërat e këqia do ua zbukurojë në emër të integrimit në evropë apo kinse në imitime të ashtuquajturve yje të kinemave të cilët divorcohen çdo muaj dhe kan një jetë të shthurur me prostitucion dhe drogë.

Muslimanët në historinë e tyre të kaluar u integruan kur ju dhanë Kuranit duke e studjuar atë dhe duke gravituar në botën e tij ku në të ka shkencë,ligje dhe zgjidhje per çdo gjë sepse Allahu thotë në Kuran :

Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.(Sure Nahl 89) Pra ky Kuran ka sqarim për çdo send,nga mjeksia,kimia,biologjia,historia,sociologjia,fizika,ligjet,gjeologjia,botanika,zologjia,matematika,ekonomia e shumë gjëra të cilat i ofron ky libër si udhëzues dhe sqarues për çdo problem jetsorë që ka njeriu.

Fjala integrim është që njeriu të ec në tok të Allahut dhe të punojë sipas urdhërave që Allahu e urdhëron dhe ta fitojë rriskun,ta fitojë mirësinë dhe të punojë i përkushtuar në rrugë të Allahut.

Allahu i dha integrim të lartë Sulejmanit a.s duke ja mundësuar përpunimin e rrobave nga hekuri dhe duke i pasur në komandë njerzit xhinët dhe kafshët,poashtu edhe Muhamedit a.s i dha integrim të lartë duke i nxjerrur paganët Arabë nga errësira e idhujtarisë në dritën e Allahut dhe zhvillimin e tër gadishullit Arabik duke u shtrirë në tër botën drita islame në mënyrë të ngadalshme por te sigurtë.

Integrim i lartë ishte edhe fluturimi mrekulli që Allahu ua deshmoi mosbesuesve të asaj kohe se tek Ai eshte integrimi dhe Ai ka në dorë që brenda një nate ta çojë robin e tij nga toka deri ne qiellin e fundit Sidretul-Munteha dhe të ketë takime me shumë pejgamber të Allahut që kan qenë mëparë.

Integrimi islam solli që muslimanët të ndërtojnë shtetin me drejtësi të Allahut siç bënë kalifet e drejta dhe Harun Rashidit të ndërtojnë  shtëpine e parë Qaben,xhaminë e pejgamberit në Medine,të-formojnë,shkolla,mejtepe,xhami,universitete,Smarkandin,Andaluzinë,Perandorin Osmane, dhe shumë e shumë qytetrime dhe zhvillime.

Andaj ardhmëria dhe integrimi do vie kur ta  lëmë egon,mendjemadhësinë,shirkun dhe padrejtsinë,dhe ti qasemi studimeve të fjalës së Allahut Kuranit famëlartë.

Allahu na bëft prej të integruarve në fen islame dhe me fjalën e mirë shembulli i të cilës është si pema e mirë rrënjët e së cilës janë thellë në tokë dhe frytet e bollekshme dhe bereqetshme lart në degë.Amin

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

16.12.2011

www.arber-berisha.it,gg

 

 

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128115 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente