Islami dhe kriminologjia

Islami dhe kriminologjia

 

Dihet se krimi e ka origjinën shum heret,por krimi ndahet në disa shkallë.

Krimi i parë që ndodhi në historinë islame është kur Kabili vret vëllanë e tij Habilin,vërtet një krim i madh familjar por edhe njerzorë, mësim për ata që kanë mend dhe dy sy,syt e jashtëm dhe të brendshëm.

Allahu thotë në lidhje me këtë: “Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”.  Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.”  (Maide, 27-31)

Arritja e devotshmërisë është objektivi kryesor i çdo muslimani,sepse devotshmëria e shkrin inatin,xhelozin,injorancën dhe hap sytë e mendjes.Çdo vrasës në momentin e vrasjes ka gjak nxetësi e cila vjen nga shejtani i mallkuar,armiku numër një i yni sepse dhe ne jemi bijtë e bab ademit a.s të cilit shejtani i shpalli luftë pas krimit që bëri duke mos respektuar urdhërat e Krijuesit.

Krimi e ka shkatërruar familjen, fisin,shoqërin,ka shpjer deri tek vëllavrasja dhe gjenocidi shkatërrimtarë.Fjala “Crimen” dhe “logia” ka kuptimin “akuzë” dhe “shkencë” pra studimi shkencor i natyrës, shkallës, shkaqeve, dhe kontrollit të sjelljes kriminale në të dyja anët qoftë individuale apo shoqërore.Allahu i madhëruar në lidhje me vrasjen dhe krimin thot në kuran: “…kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…”. (El-Maide: 32).

Përmes ajeteve të mësipërme marrim shumë mësime,leksione që na bëjnë mendje hapur dhe syçelë.Në lidhje me këtë pejgamberi a.s ka thënë : “më mire është të rrëzohet qabja nëse munden sesa të vritet njeriu padrejtë”,kurse në një hadith tjetër thot : “Vrasësi dhe i vrari janë në zjarr” Për vrasësin është e qartë, po i vrari pse është në Zjarr? Ndërsa përgjigja e Muhamedit a.s ishte: “Është në Zjarr, ngase edhe ai kishte shumë dëshirë ta vriste shokun e tij.”

Disa nga llojet e krimeve do i seleksjonojmë me numra rendorë ku për çdo njërin do bëhej temë në vete por vlen të citohet se krimi më i madh është bërja shok Allahut.

1.Vrasja e njeriut pa të drejtë

2.Narkotikët (Droga,Alkoli gjërat dehëse dhe shkatërruese)

3.Prostitucioni (Zinaja,homoseksualizmi,)

4.Veset e këqia (përgojimi,vjedhja,mashtrimi,tradhtia)

5.Mendjemadhësia (Dyftyrsia,hipokrizia,lakmia,arroganca)

6.Marrja e pasurisë së jetimit padrejtësisht

7.Mos dhënia hakut puntorit pa ju thar djersa në trup

8.Shpifja (Korrupsioni,spiunazha,zullumi)

9. Ndërrimi fesë ,10. Zilia etj

Të gjitha këto dhe shum të tjera bëjnë pjesë tek krimet,disa janë më të mëdha që ndëshkimi është më i rëndë,kurse disa më të vogla ndëshkimi më i lehtë.

 Kriminologjia si pjesë e Sociologjisë është studim i krimit si fenomen shoqëror, përfshirë këtu shkaqet dhe pasojat e krimit, sjelljës kriminale, si dhe zhvillimin dhe ndikimin e ligjeve. Hulumtimet në kriminologji perdorin metoda shkencore për të testuar hipotezat dhe rrjedhimisht për të zhvilluar teoritë që ndihmojnë për të sqaruar shkaqet dhe aspektet e tjera të krimit. Edhe pse që të dyja merren me krimin, kriminologjia ndryshon nga e drejta penale në atë që kjo e fundit fokusohet në komponentet e sistemit juridik përfshirë këtu policinë, gjyqet dhe sistemin korrektues. ato ndryshojne dhe ne aspektin funksional se e drejta penale vec percaktimeve ligjore dhe funkioninit shteteror, eshte shume me e perqendruar per mundesit qe interpretohen dhe percaktohen nga sociologjia dhe pamundesive ligjore, per trajtimin e problemeve ligjore qe hasen ne praktik nga kjo shkencë. Pra mendimi ime eshte se sociologjia dhe kriminologjia e studiuar në optikën   islame janë një mjet rregullator për të drejten penale kur ajo ka burim islamin gjegjësisht librin e shenjtë Kuranin  sepse përmirson dhe zhvillon këtë të drejtë në bazë të zhvillimit të shoqëris së shëndosh .Në fund Allahu na bëftë prej atyre që kur e shohin ndonjë të keqe apo krim,ta largojmë me dorë nëse jo me gojë nëse as me këtë nuk mundemi ta urrejmë të paktën me zemër edhe pse është më e dobëta e imanit.

Përgatiti : Imam.H.Arbër Berisha

24.10.2011

www.arber-berisha.tk
 
Button "Mi piace" Facebook
 
 
Oggi ci sono stati già 128958 visitatoriqui!
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente